Një i moshuar eshtë gjetur i pa jetë në banesën e tij në Kavajë. Burime per Kavaja.Net bëjmë me dije se ne shtëpine e tij eshtë gjetur shtetasi me inicialet S.N.
I moshuari banonte në lagjen 3 sic njihet si Pallati i burgut në Kavajë.
Skender Nelka është gjetur i pa jetë brenda banesës nga policia ndërsa ende nuk dihet mosha e tij.
Ishte zjarrfiksja ajo që hapi derën e Shtëpisë së tij ne forcë pasi i moshuari kishte ditë që nuk ishte parë nga fqinjët e tij.
Ai jetonte i vetëm ndërsa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë i moshuari.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.