Ish- kryebashkiaku flet “pa doreza”, tregon situatën në PS para zgjedhjeve të 14 Majit

Ish- Kryetari demokrat i Bashkisë Kavajë Islam Veliu ka folur “pa doreza” për zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe situatës që po kalon Partia Socialiste e Qytetit në këto momente.

Permes një statusi në Facebook, Veliu thotë se ka paralajmeruar edhe me herë për një përplasje brenda socialistëve për emrin e kandidatit që do ti përfaqësojë me 14 Maj në Kavajë.

Sipas tij, dikush do të jetë kandidat i pavarur brenda radhëve të maxhorancës ose ish-socialist.

Pavaresisht se Veliu nuk jep asnjë emër ai shprehet i sigurtë në qëndrimin e tij publike duke shtuar se sapo ka nisur edhe një perplasje për këtë veprim.

“Kur ju thashe qe nga Rilindja do kete kandidat te pavarur ne Kavaje, nuk besuat ju!!
Po tani do besoni?
Perplasja sapo ka nisur”, shkruan ish-kryebashkiaku i Kavajës doktor Islam Veliu.

Kujtojmë që sipas kodit zgjedhor, Neni 2 Pika 4. “Kandidat i pavarur” është një kandidat për deputet, ose për kryetar bashkie ose komune, ose për këshillin e bashkisë ose të komunës, që nuk mbështetet nga asnjë parti politike.

Për t’u rregishtruar ne listën e zgjedhësve i kandidat i pavarur, nje individ duhet të mbledhë firma e kerkuara nga bashkeqytetaret dhe ta depozitojë kërkesën ne KQZ brenda afatit.