Zyrtarë e qeverisë arretohen për korrupsion, Kreu i PD Hysen Kadiu: Rilindja me emisarë hajdutësh kudo në administratë. Më 14 Maj ti themi stop këtij sekti!

Zyrtarë e qeverisë arretohen për korrupsion, Kreu i PD Hysen Kadiu: Rilindja me emisarë hajdutësh kudo në administratë. Më 14 Maj ti themi stop këtij sekti!

Mesazhi i Plotë

Rilindja me emisarët e funksionarët e saj të babëzisë, të cilët po diskretitohen dita ditës me vjedhjet e njëpasnjëshme të taksave të shtetit nuk paskan të ngopur.

Ky konglomerat hajdutësh, që ka shtrirë metastazat në cdo qelizë të Admistratës Publike, duke filluar nga ata që fshehin milionat në oxhaqe e në dyshekë deri tek ata që në vend të luftojnë korrupsionin janë kampionët e tij, tashmë e kanë shtrirë veprimtarinë e vjedhjes në gjithë Shqipërinë.

Është e trishtë, dekurajuese dhe dehumanizuese të jesh pjesë e një shoqërie të tillë, kur kush punon gjithë jetën me ndershmëri vuan ekonomikisht, ndërsa “rilindasit” me pak vite “punë” bëjnë pasuri marramendëse duke vjellur pa pushim.

Ky është një realitet që duhet ndryshuar sa më parë. Kjo padrejtësi, kjo hajdutëri, kjo makutëri duhet të reshti sa më shpejt. Për familjet tona, për fëmijët tanë, për një të ardhme shpresëdhënese, duhet ti themi njëherë e mirë stop sektit të hajdutëve të pangopur, që po zhbëjnë përfundimisht çdo vlerë të këtij kombi!

#bashkëpërkavajën
#fisnikqosja