Qeveria shqiptare ka hapur thesin dhe do të shpërblejë disa kategori me rastin e festave të fundvitit. Përmes disa njoftimeve në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërblejë më shumë se të gjithë administratën e tij, kur përpara kemi një vit zgjedhor pasi do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie më 14 Maj.
Sipas kreut të qeverisë, punonjësit e administratës mësohet se do të përfitojnë 20 mijë lekë ata që paguhen më pak se 60 mijë lekë dhe 10 mijë lekë përfitojnë ata që paguhen mbi 60 mijë lekë.
Përfitues do të jenë edhe 695 mijë pensionistë që do të marrin nga 8000 lekë, më pak se të punësuarit me pagë më të lartë.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar. Po ashtu qeveria ka vendosur t’u japë 8 mijë lekë çdo familje qe trajtohet me ndihme ekonomike, rreth 57 mijë familje. Rama do shpërblejë edhe 20 mijë lekë rreth 6700 për gratë kryefamiljare.
Pakoja e ndihmës po jepet këtë vit nga qeveria pasi vitin që vjen janë zgjedhjet lokale. Sipas kryeministrit Pakoja e Madhe, do të mbështesë 1 milionë individë për të lehtësuar familjet nga inflacioni i luftës dhe parashikohet në rreth 800 milionë lekë.