Kandidati për Kryetar Bashkie Fisnik Qosja viziton familjen e Anastas Mitrushit: Mirënjohje për veprën e kontributin që la pas!

Fisnik Qosja, Kandidati për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 Majit në Kavajë ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të uruar Festën e Krishtlindjeve.

Pas vizitës në Kishën e qytetit, Qosja së bashku me kreun e Degës së PD Hysen Kadiu, vizituan familjen e të ndjerit Anastas Mitrushi, ose doktor Caci siç e thërriste e gjithë Kavaja.

Ai u takua me njerzit e tij më të afërt të cilëve u shprehu mirënjohje të thellë për kontributin dhe veprën që doktori la pas duke ju shërbyer të gjithëve me përkushtim dhe ndershmëri.

Mesazhi i Plotë

Zhvillova sot gjithashtu një vizitë tek familja e të ndjerit Dr. Anastas Mitrushi.

Krahas urimit të perzemërt me rastin e Krishtlindjes, i shpreha familjes së Dr. Cacit, mirënjohjen për veprën dhe trashëgiminë e vyer që ai i ka lënë qytetarëve të Kavajës.

Ai shërbeu me profesionalizëm, devotshmëri dhe humanizëm të pashoq, pa u kursyer asnjëherë për çdo qytetar pa dallime, duke lenë pas një trashëgimi të shtrenjtë që bën krenar familjen e tij, komunitetin e krishterë dhe të gjithë kavajasit.

Keto janë vlerat dhe parimet që na bëjn bashkë dhe mbi të cilat do të dijmë të lartësojmë kujtesën e ndritur të qytetit tonë si një detyrim ndaj komunitetit tonë, të rinjve e të rejave, e mbi të gjitha fëmijeve tanë.

Edhe një herë, gëzuar dhe per shume mot Krishtlindjen për besimtarët e krishterë dhe çdo shqiptar, me lutjen që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, begati dhe mirësi për ju dhe familjet tuaja!