Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku deklaron se është i domosdoshëm ngritja e një Komisioni Hetimor për pastrimin e parave.
Përmes një mesazhi në Twitter, Bardhi thekson se rasti i një ‘magjistari’, që merr kredi dhe ble prona dhe i shet me çmime dyfish brenda vitit.
“Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!”, shkruan Bardhi.