Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku i ftuar në studion e emisionit ‘Fronltine’ në Neës24 ka folur në lidhje me çështjen e amnistisë fiskale dhe implementin e saj në vend, teksa ka thënë se amnistia është një aventurë me risk të lartë për vendin pasi sipas tij ligji është i pamjaftueshëm dhe që është një mundësi për pastrimin e parave.
“Lidhja me pastrimin e parave është 100%, kjo është një fjalë për fjalën falje. Dhe në këtë rast falen paratë që nuk janë formale me një ligj të veçantë, si falen ditët e dënimit në burgje.
Hyjmë te shkaqet pse duhet amnistia, sistemi që u fut ne vitin 1882 nuk ishte perfekt dhe qytetarët nuk mund të vepron si qytetarët evropianë. Ne jemi në një sistem që është pre e ndryshimeve të thella të këtyre dekadave, në këtë turbullirë zaptimi të ligjeve ka krijuar problematikat e arsyeshme pse një numër i madh shqiptarësh krijuan stoqe parash që nuk mund t’i formalizonin në fillim.
Variablat janë shumë të ndërlikuara në këtë rast për të vlerësuar nëse amnistia është e vlefshme apo jo për vendin. Kjo e tejkalon pjesën morale. Ka faktorë të jashtëm dhe të brendshëm kur merret një vendim kaq i madh.
Në të merret një masë kaq e madhe duhet një paketë ligjore dhe se është një proces i fundëm, dhe ku futen të gjitha paratë nga të gjitha burimet që janë të rëndësishme për një ekonomi si e Shqipërisë. Ligji është i pamjaftueshëm, nëse është vetëm ligji këtu kemi të bëjmë me një aventurë, një risk mjaft i lartë.
Ligji i amnistisë e tejkalon sovranitetin e vendit shumë, është e pamundur që vendi të marrë nje vendim të tillë pa miratimin e vendeve partnere për 2 arsye, e para është se vendi ka nënshkruar traktatet e vendeve evropiane dhe jemi një vend kandidat për BE. E dyta është se kur flasim për amnistinë kemi të bëjmë me shuma parash që mendojmë se janë potencial për tu pastruar që ndodhen në vendet tona partnere, pra është e pamundur që të zhvillosh një falje fiskale pa miratimin e këtyre vendeve”, tha ai.