Aksion “blic” në Peqin, Policia kontrollon disa banesa, dyshohet se fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia

Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit.

Burime për Kavaja.Net konfirmojnë se kontrolli është duke u kryer në disa banesa, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata për bastisjen e disa banesave dhe ambienteve ku dyshohet se kryhen aktivitete kriminale.

Gjithashtu dyshimet janë se në këto ambiente ku ka pasur kontrolle përgjatë mbrëmjes së të martës, fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të arrestuar apo shoqëruar nga ana e uniformave blu.