Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS kandidon Edison Memollën për kryetar bashkie në Rrogozhinë

Në Rrogozhinë kandidatura e PS për zgjedhjet vendore të pjesshme nuk ka asnjë surprizë.

Prej kohësh qarkullonte emri ti dhe nga socialistët ka marrë “OK”-in Edison Memolla, i cili u komandua nga selia rozë në detyrë pas vdekjes së kryetarit Haxhi Memolla.

“Rrogozhina ka një kontribut të veçantë dhe ne do të vazhdojmë me Edison Memollën, i cili ka vijuar si një shërues i atij komuniteti sidomos me çështjen e rindërtimit. Ne presim të kemi një rezultat më të mirë në Rrogozhinë”, tha Veliaj pasi shpalli emrin e kandidatit të PS për kryetar bashkie Në Rrogozhinë në zgjedhjet e 6 Marsit.