“Neveri ndaj njerëzve punëtorë!”, deputeti i PD akuza qeverisë: Asnjë lekë për nevojtarët, vetëm për ata që manipulojnë votën e 14 majit

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula përmes një reagimi ka sulmuar ashpër Ramës, ndërsa theksoi se kjo qeveri ka neveri ndaj njerëzve të punës në vendin tonë.

Në mesazhin e tij në ‘Facebook’ Sula thekson se për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë qeveria dha vetëm 1.7 milionë euro afërsisht. Ai pohoi mes të tjerash se Rama nuk çon asnjë lekë për nevojat utilitare, por vetëm te ato që manipulojnë votën e qytetarëve në 14 Maj 2023.

REAGIMI I SULËS
Neveria e qeverisë ndaj njerëzve punëtorë!
📍Miq që më ndiqni përmes Facebook, por edhe ju që më arrini përmes mediave.
Sot dua t’ju tregojë një tjetër tallje që kjo qeveri bëri me njerezit që janë ndër më punëtorët në vend gjatë kësaj jave. Në çdo prag mbarimi viti, qeveria bën një rishpërndarje të lekëve nga buxheti i shtetit. Përmes një akti normativ që u miratua këtë javë, e bëri edhe për këtë vit.
📍Tallja në fakt qëndron në faktin se për sektorin që krijon 40% të punësimeve, bujqësinë dhe blegtorinë qeveria dha vetëm 1.7 milionë euro afërsisht.
Zero naftë të rimbursuar për fermerët.
Zero subvencione.
Zero mbështetje për plantacionet me ullinj në Dumre dhe gjithë jugun e vendit.
🔴A e dini se përse nuk ju dha asnjë ndihmë?
Sepse 3 vite nga tërmeti i rindërtimit në prag të zgjedhjeve lokale jep afro 120 milionë euro për miqtë e kryeministrit që do ndërtoj pallate.
➡️+ 12.4 miliarde leke per fondin e rindertimit, me qellim plotesimin e nevojave per financimin e projekteve ne vazhdim.
➡️ +5 miliarde leke per projektet ne vazhdim ne infrastrukture ne programin “Transporti rrugor” per avancimin e projekteve strategjike si tuneli i Llogarase dhe Unaza e Tiranes dhe shlyerjen e detyrimeve te prapambetura.
➡️+2 miliarde leke per projektet ne vazhdim per sektorin e ujesjelles kanalizimeve ne shkalle vendi, per permiresimin e furnizimit me uje te popullsise dhe mbulimin e detyrimeve te prapambetura.
➡️+2 miliarde leke per Korporaten Shqiptare te Investimeve (AIC), ne formen e transfertes kapitale per mbeshtetjen e projekteve te zhvillimit.
➡️+2 miliarde leke per aviacionin civil dhe + 1.2 miliarde leke per Albgaz, bazuar ne kerkesat zyrtare te Ministrise se Financave dhe Ekonomise,
perkatesisht–Thuhet në aktin normativ që u miratua turpërisht në komisionet parlamentare.
🔴Po të shikoni nuk ka asnjë lek për nevojat utilitare, por vetëm te ato që manipulojnë votën e qytetarëve në 14 Maj 2023.