Kryetari i Partisë Demokratike Dega Kavajë Hysen Kadiu ka kujtuar 32 vjetorin e demostratës së parë në kundër regjimit komunist.
Përmes një mesazhi në Facebook, Kadiu thotë se Kavaja dhe qytetarët e saj ndihen krenarë që dhanë shenjë e parë të pluralizmit në shqipëri
Mesazhi i Plotë
3✌️ vite Partia Demokratike Kavajë
Të qënit demokrat, por sidomos demokrat i Kavajës është një ndjesi vetëkrenarie legjitime, pasi demokratët e Kavajës janë të skalitur përgjithmonë në historinë e Shqipërisë.
Sot kremtojmë 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Kavajë. Një rrugëtim sakrificash, kontributesh, përballjesh dhe sfidash.
Kavaja ishte qyteti i parë që themeloi Partinë Demokratike, “de facto” si shenjë e pluralizmit politik dhe tregues se sa shumë ky komunitet e do lirinë.
Sot, duke mos u ndalur në emra të përveçëm, u detyrohemi një mirënjohje të gjithë themeluesëve të Partisë Demokratike dhe popullit të Kavajës që asnjëherë nuk e kurseu mbështetjen për ktë forcë politike.
P.s. Festimet për 32 vjetorin e themelimit të degës do të zhvillohen në ditë tjetër për arsye të finales së botërorit. /Kavaja.Net