Skenarë të çmendur ka zbuluar media italiane “La Gazzeta dello Sport”. De jong te Chelsea dhe Jorginho te Juventusi.
Skuadra angleze ka menduar të ofrojë në skuadër, Frenkie de Jong. Mesfushori i Barcelonës pëlqehet shumë nga Thomas Thuchel dhe për këtë drejtuesit e bluve të Londrën dëshirojnë ta transferojnë holandezin në skuadër.
Duke marrë shkas edhe nga situata problematike për shkak të financave, Barça mund ta mendojë edhe largimin e mesfushorit holandez, dhe mund ta shesë atë në Premier League te Chelsea.
Nga kjo situatë mund të përfitojë edhe Juventusi, pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pëlqejnë shumë Jorginho, por edhe De Jong është në listë e bardhezinjve.
Nëse skuadra italiane dhe ajo angleze gjejnë marrëveshjen e përbashkët mund të ndodh që De Jong të udhëtojë drejt Londrës ndërsa Jorginho të presë biletën për në Itali.
Gjithçka mbetet të shikohet në vazhdim se cilat do të jenë destinacionet e lojtarëve të shumëkërkuar në këtë merkato, e sigurtë është se cilado të jetë skuadra të dy lojtarët do të luajnë në një ekip të madh.
Gjigantët e Serie A kanë përdorur tashmë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre të transferimit të verës për të nënshkruar me Dusan Vlahovic për 75 milionë euro. Prandaj, ata do të jenë në gjendje të kryejnë lëvizje me para të mëdha gjatë verës vetëm nëse shesin disa nga lojtarët e tyre.
Matthijs de Ligt konsiderohet si ai që mund të largohet, me Chelsea gjithashtu të interesuar për holandezin.
Nëse de Ligt largohet nga Torino, Juventusi do të konsideronte mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly dhe Alessio Romagnolin e Milanit. Ky i fundit tashmë ka të drejtë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate pasi kontrata e tij përfundon në verë.