Talenti Kavajas i Kombëtares Dejvi Duro drejt Gjermanisë, gati nënshkrimi me klubin e Bundesligës

Klubi i njohur gjerman Eintrahti i Frankfurtit ka nisur prej disa javësh punën për marrjen e talentit Kavajas Dejvi Duro.

Pjesë e ekipit Kombëtar U-17 dhe ekipit të parë të Dinamos, Kavajasi ka rënë në sytë e gjermanëve të bundesligës që kërkojnë ta transferojnë me ngulm në ekipin e tyre.

Dejvi Duri dhe Jordi Jaku, kanë spikatur me fanellën e Kuq e Zi në disa ndeshje të fundit duke rënë në radarët e disa klubeve të njohura jashtë vendit.

Për Duron dhe Jakun ka interes nga klube të huaja, por nga Gjermania dhe konkretisht nga Eintrahti i Frankfurtit ka interesim konkret prej disa kohësh.

Duke ju referral burimeve të besueshme pranë kryeqytetasve mësohet se ka bisedime të avancuara mes palëve dhe gjasat janë të mëdha që marrëveshja të finalizohet me sukses për transferimin e tyre. Klubi gjerman duket se i pëlqen të investojë te talentet e Dinamos. Për momentin nuk ka ende shifra, por është e qartë se nuk jemi në nivelet e portierit Simon Simoni, që luajti titullar në Superiore dhe tani në Kategorinë e Parë dhe që u ble për 600 Mijë Euro pa llogaritur bonuset.

Talenti Kavajas Dejvi Duro luan si mesfushor sulmues dhe per të ka konsiderata dhe opinione se nëse ecën në këtë rrugë do të ketë një të ardhme të ndritur.

Kavaja.Net