E rëndë/ I ati e denoncoi të zhdukur, gjendet pas 5 ditësh i pajetë 35-vjeçari!

Një 35-vjeçar nga Lushnja është gjetur ditën e sotme i pajetë në një arë, ndërsa 5 ditë më parë i ati kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij.

Sipas uniformave blu, nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

I riu dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.