Skuadra e Besës së Kavajës ka humbur 3-0 në ndeshjen e sotme përballë Pogradecit!
Në fushën asnjeanëse në Luz të Vogël, verdh e zinjtë janë mundur nga liqenorët në javën e 17 të kategorisë së parë.
Një gol nga Brahja në minutën e 16’ të pjesë së parë i dhanë avantazhin miqve të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë.
Topllari në minutën e 66’ dhe Abazaj në të 77’ hipotekuan rezultatin në favor të miqve.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta Ekipi i Besës nuk arriti të shënojë as golin e nderit!