Prestige Resort/ Berisha: Akti i Ramës do u kushtojë taksapaguesve shqiptare të paktën 40 mln euro!

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, tha se Edi Rama nuk kontrollon dot urrejtjen e tij dhe se godet fjalën e lirë dhe mendimin kundër.

Berisha u ndal në shembjen e paligjshme të “Prestige Resort”, me 70 kg tritol, duke thënë se ky akt që ka bërë kreu i qeverisë vetëm për inatin e tij personal, do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë të paktën 40 ose 50 milionë euro.

“Vetëm dy ditë para samitit ti vendosë 70 kg tritol, një objekti dhe një resorti të ndërtuar me leje. Të kryej një akt të cilën ju garantoj se në asnjë diktaturë në prag samiti nuk do e kryente këtë, jo! Të kryej një akt duke moskontrolluar urrejtjen e tij patologjike për kundërshtarin, mendimin ndryshe, fjalën e lirë, i cili ju siguroj se do u kushtojë taksapaguesve shqiptare, minimumi 40 deri 50 mln euro, vetëm e vetëm se ky bir xhelati nuk kontrollonte dot urrejtjen e trashëguar atërore ndaj kundërshtarit, mendimit ndryshe.

Të njëjtat motive që shtyn babanë e tij të firmosë fill pas diktatorit varjen në litar të Havzi Nelës, absolutisht të njëjtat motive shtynë Ramën të hedhë në erë para shqiptarëve një objekt turistik që e kishte shpallur krenari të turizmit, duke i dhënë një plagë të rëndë turizmit në Shqipëri, por edhe duke gjobitur çdo shqiptar”, tha Berisha.