Rrogozhinë/ Ja kush është fituesi i zgjedhjeve për kandidatin e Komisionit të Rithemelimit për 6 Marsin

Ka përfunduar në Rrogozhinë procesi i votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjet e kandidatit që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet vendore të 6 Marsit për Bashkinë e Rrogozhinës.
Në këto votime kanë marrë pjesë 316 anëtarë të PD! 
Në bazë të rezultatit Hekuran Xhani do jetë kandidati i Sali Berishës për zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës që do të mbahen më 6 Mars. 
Kujtojmë që PD zyrtare nuk e njeh këtë proces.
Rezultati: 
RROGOZHINË:
Emri           Vota
1. Eqerem Ymer Deliu  23 
2. Hajrulla Muharrem Tafa 3 
3. Hekuran Selman Xhani, 211 
4. Sokol Xhemal Gosa, 70 
5. Vladimir Selman Manushi, 7