Gazetari, staticieni dhe publicisti Fatmir Efica feston sot 61 vjetorin e lindjes!
Mbajtësi i titullit të lartë “Qytetar Nderi” Efica është nderuar edhe nga Radio- Tirana me titullin “Mikrofoni i Artë” mes miqve dhe kolegëve.
“Datelindja ime e 61-te me 13.12.2022 kaloi permes nje atmosfere te jahtezakonshme. Krahas titullit “Qytetar Nderi” iu bashkangjit titulli “ Mikrofoni i Arte” dhene nga Radio – Tirana prej kryeredaktorit Defrim Methasani dhe drejtueses se emisionit “Nga njera ndeshje ne tjetren” Erga Kruja. Falenderoj stafin e drejtorise se Kultures dhe Sporteve prane Bashkise Kavaje dhe nen/kryetaren Valbona Mustafa. Po dhe koleget komentatore Bashkim Tufa, Xhevdet Zeka, Moisi Dalipi, Isuf Myrtaj dhe kolegun kavajas Feriz Ferizaj”, shkruan Efica duke na zbulur disa momente nga festa në Kavajë.
Stafi i Kavaja.Net i Uron jetë të gjatë e shëndet të plotë!