E rëndë në Lushnjë, zetori përfundon në kanal, humb jetën shoferi

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Zhame Lushnjë. 

Burime bëjnë me dije se një zetor ka rënë në kanal e si pasojë ka humbur jetën shoferi. Mësohet se viktima është 61-vjeçari Sherbet Meta. Raportohet se mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe ky besohet se ishte dhe shkaku që ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje policia e Lushnjes për zbardhjen e rrethanave.

Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 61-vjeçarit.