Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar SPAK për dosjen e inceneratorëve. Lala tha në emisionin “Open” se SPAK nuk e ka hetuar siç duhet aferën e inceneratorëve.
Ajo deklaroi se Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk na e ka thënë rolin e Engjëll Agaçit tek inceneratorët, nje person i akuzuar s ii përfshirë në aferë.
“SPAK është nën diktat sepse nuk po e heton rastin e Inceneratorëve si grup i strukturuar kriminal. SPAK heshti dhe nuk e hetoi këtë çështje si duhet. Sot nuk e dimë rolin e Engjëll Agaçit. Procedurë e dërguar në kohë rekord, një projekt vendim është futur për miratim në Këshillin e Ministrave. Nuk e dimë rolin e ministrit Gjiknuri e cili ka lidhur një kontratë për energjinë.
Struktura e ka hetuar me parcela e jo të plotë këtë çështje. Pritshmëritë e shqiptarëve tek reforma në drejtësi e SPAK kanë qenë të larta por rezultati ka qenë i ndryshëm. SPAK ka lindur i vdekur. Bllako dhe Koka janë drejtuar edhe nga drejtësia e mëparshme, si Spiro Ksera”, theksoi gazetarja.