Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Divjakë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, ku shtetasi me iniciale 53 vjeç ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. Sh., 77 vjeç, banues i zonës.
Menjëherë pas aksidentit, viktima është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot të mbijetojë.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.