Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila i ka dhuruar sot Kryetarit të Bashkisë Kavajë Redjan Krali librin e jetëshkrimit të tij “Triumf” që e botoi pak Javë më parë, ditën që la futbollin.
Lila dhe Krali patën një përplasje të fortë gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, ku ish-futbollisti ishtë mbështetës i fortë i Partisë Demokratike. Ai nuk u lejua të futej në fushën stërvitore të Besës pas kritikave për kushtet e këqija të saj, stadiumit e munguar dhe gjendjen e vështirë të klubit verdhezi.
Në atë kohë ngjarja bëri bujë dhe u trajtua politikisht pasi Lila u largua nga fusha ku u stërvitej çdo ditë për Vite me radhë.
Por përplasja mes tyre duket se është hedhur pas krahëve dhe Lila është pajtuar me Kralin dhe mardhënia e tyre është përmirësuar.
Lila sot i ka uruar suksese në detyrë Kralit ndërsa ka marrë premtimin se Stadiumi i ri i Besës do të bëhet bashkë me investime në infrastrukturë.
Mesazhi i Plotë i Andi Lilës
Sot kisha kënaqsinë ti dhuroja librin tim autobiografik Triumf Kryetarit të bashkisë Kavajë z. Redjan Krali
Unë i urova suksese ndërsa ai më premtoi që do të bëje stadiumin e ri Besa dhe do investoje në infrastrukturë në Kavajë.