Porti i Durrësit, Ilir Meta: Nuk është investim strategjik, por pastrim gjigand parash. Koha që durrsakët të dënojnë arrogancën e bandës në pushtet

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një mbledhje me strukturat e partisë në Durrës, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Portin.

Ai u shpreh se ai nuk është një investim strategjik, por një pastrim gjigand parash.

PJESË NGA FJALA E KREUT TË PL

Projekti nuk është strategjik, por pastrim gjigand parash përmes ndërtimit dhe për të grabitur pronën e shqiptarëve.

Kompanitë i kanë informuar Kuvendin se marrëveshje për Portin bie në kundërshtim me marrëveshje koncesionare e Shqipëria mund të detyrohet të paguajë miliona.

Për një projekt që qeveria pretendon se është i suksesshëm , zhvillues, në të mirën e qytetin e vendit, a u pyet ndonjëherë komuniteti i Durrësit, bashkia, ekspertët, shoqëria civile?

Ka ardhur koha që Durrësi me qytetarinë e mençurinë e tij të dënojë arrogancën e tejskajshme të kësaj bande.

T’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Ramën e bandën e tij.