Argjentina ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Botës pasi ka kaluar me penallti Holandën në një sfidë që dhuroi emocione pa fund për mënyrën se si rrodhën ngjarjet.
Argjentina ka siguruar një biletë për në Gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni barazoi 2-2 me holandezët, në ndeshjen e luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail), ndërsa as në shtesa nuk pati gola, çka bëri që gjithçka të “vulosej” nga 11-metërshat.
Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Ishte Lionel Messi që me një assist magjik nxorri blof disa lojtarë të “Tulipanëve” dhe shërbeu për Molinën, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Sërish Messi do ishte protagonist për kombëtaren e tij, çerek ore para fundi. Ylli i futbollit botëror realizoi golin e sigurisë nga pika e bardhë.
Goli i Weghorst do rihapte përkohësisht takimin, ndërsa barazimi do vinte në fund nga i njëjti autorShtesa nuk prodhoi gola dhe bileta u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Më të saktë nga pika e bardhë u tregua kombëtarja Albiceleste (Gabuan Van Dijk, Berghuis/ Fernandez).
Argjentina ka një pengesë mjaft të madhe përpara, ku për të shkuar deri në finale të Kompeticionit, duhet të eliminojë Kroacinë. Në krahun tjetër, skuadra e Van Gaal e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit të Katarit, me pengun më të madh: Trofeun.