Del kandidati i dytë nga PD/ Ferdinand Saraçi propozohet për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës

 

Pas Durrësit edhe Dega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie. Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbrëmjen e sotme Kryesia e Degës se PD Rrogozhinë ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve në PD, është emri i Ferdinand Saraçi  propozuar nga demokratët e Rrogozhinës.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendrore në një vendimmarrje të Kryesisë së Degës.
Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

foto galeri

foto galeri