Pamjet që shihni vijnë nga një tjetër kënd, ku gjithçka duket më qartë nga momenti kur u sulmua kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Kreu i PD-së u sulmua nga 31-vjeçari Gert Shehu, i cili në mënyrë krejt të papritur sulmoi Berishën, duke e gjakosur poshtë syrit. Më pas Berisha bie përtokë.
Ndërkohë ndërhyrja e truprojës dhe të simpatizantëve të tij ka qenë e menjëhershme.