FOTOLAJM/ Opozita nuk tërhiqet nga protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia “e blindon” me hekura dhe me forca të shumta

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është “blinduar” nga forca të shumta policie dhe barriera mbrojtëse metalike.

Kjo pas ardhjes në Tiranë të kryeministrave të Bashkimit Europian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, por edhe pas paralajmërimit për protestë nga ana e opozitës po në atë vend.

Ndërkohë që zyrtarë  të qeverisë thonë se bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është në perimetrin e sigurisë së lartë, nga ana tjetër opozita këmbëngul që do ta zhvillojë protestën pikërisht atje, duke e konsideruar një të drejtë tërësisht legjitime.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një pjesë e madhe e kryeqytetit është “zgjuar” nën masa të rrepta sigurie.

Shumë prej rrugëve kanë qenë të bllokuara për automjetet dhe efektivë policie shihen gjithandej.

Rreth orës 09:30 pritet që liderët e Bashkimit Europian të mbërrijnë në Tiranë dhe më pas pritet të nisë edhe Samiti.