Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Erjon Veliaj ndihmon Ramën për protestën e opozitës, bllokohet Tirana, pezullohet nesër transporti urban

Transporti urban në kryeqytet do të pezullohet nesër, 6 dhjetor nga ora 06:00 deri në 20:00.

Vendimi i Bashkisë së Tiranës vjen për shkak të organizimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me një sërë masash të tjera.

Sipas njoftimit, vetëm autobusët e unazës së vogël do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.

Në këtë Mënyrë Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erjon Veliaj po i vjen në ndihmë Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij për të zvogëluar numrin e protestuesve në shesh për shkak të mungesës së transportit publik.