Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit.
Ai ka shkuar në seancë me dy shishe vaji, një luledielli dhe një vaj ulliri, teksa i ka kërkuar ministres dhe qeverisë të hedhin sytë nga fermerët.
Sula theksoi se Shqipëria ka klimën më të mirë, por fshatarët janë të varfër dhe se vuajnë për të mbledhur ullinjtë dhe më pas për të prodhuar vajin, i cili shitet njësoj sa ai i lulediellit.
“A e dini që sot atje për të prodhuar 1 lt vaj ulliri, një punëtor do 20 mijë lekë, vaji shitet me 300 lekë. A e dini që nuk ka njerëz për të vjelë ullinj. Burrat e gratë e fshatit mezi i mbledhin ato kokrra. Si do i bëhet halli? A mund t’ia dalin fshatarët në këtë gjendje? E keni parë se çfarë do të thotë vuajtje fshati? Zbrisni nga makinat! Prodhimet bujqësore nuk dalin dot jashtë kufirit, as në Kosovë nuk shkojnë dot.
Shqipëria është me klimën më të mirë, kopshti Eden, por fshatarët janë të varfër.
Për çdo familje bujqësore të subvencionohet. Jo të gjeni metoda të cilat nuk shkojnë lekët te fermeri i thjeshtë. Ministre e bujqësisë, do ju kërkoja si përfaqësues i fermerëve të qarkut të Elbasanit, ndihmojini.