Deputeti i PD protestë simbolike në Kuvend, i çon ullinj dhe vaj ministres së Financave

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’iu drejtuar qeverisë, teksa ka shkuar në seancën e sotme parlamentare me një thes ullinjsh dhe në dorë një degë ulliri si ‘dhuratë’ për ministren e Financave.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Sula zgjedh këtë mënyrë për të ngritur problematikat dhe hallet e qytetarëve në parlament.

Kësaj radhe ka qenë pikërisht vështirësia që po hasin fermerët për të gjetur treg për ullinjtë, pasi prodhimet u kanë ngelur stok.

VIDEO https://youtube.com/shorts/tCRDdMg-Fwo?feature=share