Zjarr i përmasave të mëdha, digjen shkurre e ferra, flakët rrezikojnë banesat

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë me shkurre e ferra në Kune të Shëngjinit. 

Flakët të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur, po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar banesat. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës.

Zjarri dyshohet të jetë e qëllimshëm, teksa kjo zonë është e disata herë që përfshihet nga flakët.