Fisnik Qosja ka reaguar për herë të parë pasi fitoi Primaret e zhvilluara dje në Kavajë dhe u zgjodh zyrtarisht si kandidat i opozitës në zgjedhjet për Kryetar Bashkie të Kavajës.
Përmes një mesazhi, Qosja falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në votime, besuan tek vota e lirë dhe vlerat e PD dhe i dhanë mbështetjen.
Qosja thotë nga sot PD ndes motorrët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit për ta kthyer Kavajën blu, ashtu siç i ka hije.
Mesazhi i Plotë
Të dashur miqtë e mi demokrat dhe qytetar të Bashkisë Kavajë, së bashku zhvilluam një proces model ku vendosëm një standart demokratik të paparë në Shqipëri. Primaret, pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD krijuan padiskutim një impakt mjaft pozitiv tek anëtarët dhe shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, tek respekti i individit, anëtarit dhe mbështetësit të PD për ta zgjedhur pikërisht ata kandidatin e tyre si menaxher të qytetit të tyre. Unë dua të falenderoj çdo anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike që morën pjesë në këtë proces dinjitoz, dua të falenderoj padyshim edhe kandidatin tjetër, mikun tim Isa Sakja për garën e tij model, ku me qytetari dhe seriozitet i ofruam Kavajës dhe demokratëve një garanci për një Parti Demokratike të fortë dhe fitimtare në zgjedhjet e 14 Majit. Së bashku të ndezim motorrët e fushatës tonë elektorale dhe ta rikthejmë Kavajën blu, ashtu siç asaj i ka hije!
Faleminderit nga zemra💙✌🏻