Shkëlqim Hoxha fitoi Primaret në Rrogozhinë, Kreu i FRPD: Sot nis bashkimi për fitore në 14 Maj

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Rrogozhinë Eljon Kaja ka falenderuar të gjithë të rinjtë që morën pjesë në Primaret e PD në Rrogozhinë ku Shkëlqim Hoxha mori besimin e demokratëve për të qenë kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kaja thotë se dje nisi bashkimi për fitoren e zgjedhjeve lokale për Kryetar Bashkie vitin e ardhshëm.

Mesazhi i Plotë

Falenderim nga zemra per anetaret e PD dhe te rinjt e te rejat e FRPD qe sot moren pjese ne votim per primaret!
Suksese kandidatit per kryetar bashkie z.Shkelqim hoxha!
Beteja sot nis per bashkimin dhe fitoren tone!
Te rinj e te reja te rrogozhines duhet te dime se kjo beteje nuk behet vetem per cimin por per te gjithe ne per te gjithe demokratet per vendin ku u lindem dhe u rritem!
Shkelqim hoxha u fut ne gare per te fitu bashkine per te na e rikthy ne ,per ne ,per demokratet dhe gjith qytetaret e rrogozhines
Ndaj ju ftoj te gjitheve te nisim punen te jemi ne terren e te bejme gjithcka per fitoren tone!
I mirepritur cdokush te jete pjese e fushates dhe fitores tone!
Se bashku ne fitojme rrogozhinen!✌️