Kryetari i PD Dega Kavajë Hysen Kadiu ka falenderuar të gjithë ata që morën pjesë dhe votuan në Primaret e sotme për të zgjedhur kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.
Përmes një mesazhi Kadiu thotë se dita e sotme u kthye në një manifestim të demokracisē jo vetëm për Kavajën por për mbarë vendin.
Kreu i PD thekson se demokratët e bashkuar nisën himnin e fitores në zgjedhjet e 14 Majit.
Kujtojmë që në Primaret e Kavajës sot pati një numër rekord pjesmarrje për të votuar mes dy kandidatëve, Fisnik Qosja dhe Isa Sakja.
Mesazhi i Plotë
Një falenderim Zemre 💙 shkon për të gjithë antarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, që të dielën e sotme e kthyen në një manifestim qytetarie dhe demokracie! 🤗
Demokratët e bashkuar nisën himnin e fitores, e cila do të finalizohet më 14 Maj!
Sot, e kthyem Kavajën në identitet! 🤝🏻
Së Bashku drejt Fitores! ✌🏻