Mbyllet votimi, Rekord pjesmarrje në Primaret në Kavajë për të zgjedhur kandidatin e PD në 14 Maj

Është mbyllur procesi i zgjedhjeve në Primaret e PD në Kavajë me një shifër rekord pjesëmarrje në votime.

Demokratët dhe simpatizanët e saj në Kavajë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e opozitës në zgjedhjet për Kryetar Bashkie më 14 Maj.

Mbi 2700 anëtarë dhe mbështetës kanë votuar sot në procesin që shkoi normalisht dhe u rregullisht.

Në garë për të qenë kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale janë Fisnik Qosja dhe Isa Sakja të cilët votuan që në orët e para.

Pritet që edhe numërimi i votave të bëhet sot dhe të shpallet fituesi i Primareve të Kavajës.

Votuesit sipas Njësive Administrative

Kavaja 1650
Golemi 570
Luzi i Vogël 209
Synej dhe Helmas 290