Hapen votimi i Primareve, Kavaja zgjedh sot kandidatin e saj në zgjedhjet e 14 Majit

Kanë nisur në Kavajë që prej orës 08:00 të mengjesit zgjedhjet e Primareve ku votohet për të zgjedhur kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Procesi ka nisur ne te gjitha qendrat e caktuara për t’u votuar dhe do të marrin pjesë anëtarë dhe mbështetës të PD dhe do të vazhdojë deri në orën 18:00.

Në fletën e votimit do të jenë emrat e 2 Kandidatëve, me Nr 1. Fisnik Qosja dhe nr 2 Isa Sakja.
Votuesi ka të drejtën të shënojë me (+) në kutinë përbri emrit që do zgjidhë si kandidatin e preferuar për zgjedhjet e 2023.

Kujtojmë që Eris Xhihani është tërhequr nga gara e Primareve.
Ambientet ku do të zhvillohen zgjedhjet janë si më poshtë:
– Qyteti, LDG dhe FRPD, tek Kinemaja “Aleksandër Moisiu”.
– Njësia Administrative Golem, në Kompleksin “Sael” (lokali Ilos).
– Njësia Administrative Luz i Vogël, ngjitur me furrë buke Ajdini.
– Njësitë Administrative Synej dhe Helmas, së bashku në Selinë e Partisë Demokratike Kavajë (kati i dytë, qendër).
Dy kandidatët, Fisnik Qosja dhe Isa Sakja kanë ftuar demokratë dhe simpatizantë të marrin pjesë në votime.