“Dua dy paketa cigaresh”, Saimir Tahiri mbërrin te 313-ta, ja godina ku do të qëndrojë!

Ish-ministri Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun “313-ë” në kryeqytet.

Raportohet se ish-ministri është vendosur në godinën nr.2, në këtë ambient të vuajtjes së dënimit. Pritet që Tahiri ta kalojë natën në qeli dhe një nga kërkesat që i ka bërë avokatëve ka qenë sigurimi i 2 paketave me cigare.

Vlen të përmendet se Apeli i GJKKO vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin.

Ai u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme. Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar këtë vendim si të paligjshëm. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi pretendojnë në pafajësi të klientit të tyre.