Rezultati i Plotë/ Mbyllet votimi, Fisnik Qosja fiton sondazhin online për garën e Primareve në PD

Fisnik Qosja ka fituar garën e primareve të PD ndaj kandidatit Isa Sakja në Kavajë në Sondazhin online të zhvilluar nga portali Kavaja.Net.

Kandidati Qosja ka marrë mbështetjen e “votuesve” me shumicën e komenteve të bëra nga ndjekës të Portalit në sondazhin që zgjati 24 orë dhe u mbyll në orën 19:00.

Gjithsej në “Sondazhin Online” kanë komentuar plot 234 profile nga të cilat 127 janë në mbështetje të kandidimit nga opozita në zgjedhjet lokale të Fisnik Qosjes dhe 91 duan që Isa Sakja të kandidojë në 14 Maj.

Në përqindje, Fisnik Qosja ka fituar 59 përqind të votave ndaj 41 që ka marrë kandidati Isa Sakja.

Nga 234 komente, 16 prej tyre nuk kanë zgjedhur asnjë emër, kanë komentuar 2 herë ose mbështetëse të një komenti tjetër.

Sondazhi Online ka marrë 122 pëlqime dhe dy shpërndarje.

Primaret në PD në Kavajë kanë ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në radhët demokratëve dhe mbështetëve të opozitës.

Votimet për të zgjedhur kandidatin e opozitës në Kavajë do mbahen Nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00.