Detaje/ Nesër mbahen zgjedhjet e Primareve të PD, kur dhe ku do zhvillohen në Kavajë

Nesër, më 4 Dhjetor Partia Demokratike mban zgjedhjet e Primareve ku do të votohet për të zgjedhur kandidatin e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kavaja.Net ka mësuar detaje mbi procesin që do zhvillohet në Kavajë ku do të marrin pjesë anëtarë dhe mbështetës të PD.

Në fletën e votimit do të jenë emrat e 2 Kandidatëve, me Nr 1. Fisnik Qosja dhe nr 2 Isa Sakja.
Votuesi ka të drejtën të shënojë me (+) në kutinë përbri emrit që do zgjidhë si kandidatin e preferuar për zgjedhjet e 2023.

Kujtojmë që Eris Xhihani është tërhequr nga gara e Primareve.

Votimet e 4 Dhjetorit

Zgjedhjet Nesër do mbahen nga ora 08:00 deri më 18:00. Ambientet ku do të zhvillohen zgjedhjet janë si më poshtë:
– Qyteti, LDG dhe FRPD, tek Kinemaja “Aleksandër Moisiu”.
– Njësia Administrative Golem, në Kompleksin “Sael” (lokali Ilos).
– Njësia Administrative Luz i Vogël, ngjitur me furrë buke Ajdini.
– Njësitë Administrative Synej dhe Helmas, së bashku në Selinë e Partisë Demokratike Kavajë (kati i dytë, qendër).

FTESA

Dy ditë më parë Kryetari i PD Kavajë Hysen Kadiu ftoi të gjithë demokratët dhe simpatizanët të bëhen pjesë e porcesit të Primareve për të zgjedhur kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas tij kandidati fitues i primareve do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Kavajë.