IKMT vijon shembjen e Prestige Resort me intensitet, kati i parë i objektit gati i shkatërruar plotësisht

Nuk ka kohë për pushim për të shkatërruar Prestige Resort, një nga perlat e bregdetit të Adriatikut që po shembet paligjshmërisht, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë dokument zyrtar.

News24 ka qenë që në orët e para të mëngjesit pranë resortit dhe po ashtu dhe forcat e IKMT-së dhe ato xheniere që janë ende duke punuar për të vendosur eksplozivin për shembjen e objektit.

Aktualisht është duke u zhvilluar një aksion në katin e parë të godinës dhe se IKMT ka vijuar punën gjatë gjithë natës. Në godinë ndodhet dhe kreu i IKMT Fatmir Meta. Aktualisht janë duke shembur kolonat kryesore. Në katin e parë thuajse ka përfunduar prishja dhe po vijojnë në katin e dytë, ndërkohë që shumica e orendive nuk janë tërhequr./BW