EMRAT- Katër djem shantazhuan një vajzë të mitur, për një muaj i zhvatën 8 mijë euro dhe 2 milionë lekë


Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar në operacionin “Rrjetet sociale”, ku katër djem shantazhonin nje vajze te mitur dhe per nje muaj i kane marre asaj shuma te konsiderueshme parash.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit Eris Beqo, Ksandros Bashollari, Xhulio Dapellari dhe u shpall në kërkim Kristian Ali”, konfirmuan burimet e Panorama.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip “Benz” dhe katër aparate celularë, tha policia.

Njoftimi nga Policia e Korçës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjetet sociale”.

Operacioni zhvilluar nga Komisariati i Policisë Korçë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e aktivitetit kriminal të kryer kundër lirisë së personit.

Kanosnin një 17-vjeçare nga rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e shumave në lekë dhe euro, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 6.000 euro dhe 100.000 lekë, që autorët e dyshuar morën nga e mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë pas një hetimi 1-mujor, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Rrjetet sociale”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e
pasurisë” kryer në bashkëpunim, i shtetasve E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë; K. P., 28 vjeç, banues në Korçë; Xh. D., 21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip “Benz” dhe katër aparate celularë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Marrë nga Panorama.al