Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë dhe fadromat. Metamorfoza e Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’

Një tjetër sulm i paligjshëm ndaj “Prestige Resort”. Mëngjesin e sotëm, policia dhe fadroma të IKMT-së pa asnjë njoftim zbarkuan në hotel, ku pa asnjë shkresë zyrtare u nxorën me forcë punonjës të Prestige dhe pushues.

Teksa vitin e kaluar kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e çmuar të “Prestige Resort”, që i hapi dyert refugjatëve afganë, sot panorama është krejt ndryshe.

Pamjet që shihni si më poshtë, datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’. Pikërisht në këtë resort Rama, që iu ‘sul’ për herë të dytë këtij hoteli, duke i vënë dhe shirin e sigurisë, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.

Ndërkohë, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi pa asnjë njoftim zyrtar, policia ka rrethuar hotelin dhe OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike.