Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve pas sulmit të paligjshëm ndaj Prestige Resort, ku fadromat e IKMT-së vijojnë shembjet.
Në një reagim në rrjetet sociale, Mediu thekson se ky sulm tregon qartë se Kushtetuta, ligji, biznesi apo gjykatat nuk kanë vlerë përballë urdhrit politik.
REAGIMI I MEDIUT
🔹Sulmi ndaj Prestigj Resort tregon qartë se Kushtetuta, ligji, biznesi apo gjykatat nuk kanë vlerë përballë urdhërit politik.
🔹Ky sulm mbi biznesin pronën private, qartësisht mbi median e lirë është një akt i paprecedentë, i paligjshëm, për të vënë nën kontroll cdo zë kundër qeverisë, për të friksuar shqiptarët dhe për ti vënë ata nën këmbët e qeverisë.