Sulmi i paligjshëm në “Prestige Resort’, forcat Xheniere po çajnë kolonat për të vendosur eksplozivin, shihni pamjet e paprecedenta

Pamjet që shihni tregojnë shkatërrimin e objekteve pas ndërhyrjes së paligjshme të IKMT në ‘Prestige Resort’.

Siç duket dhe nga videot janë forcat Xheniere qe po çajnë kolonat për të vendosur eksplozivin.

Godina në fjalë, është 6 katëshe. Pasi të vendosen nga forcat xheniere lënda plasëse, do të bëhet hedhja në erë e telekomanduar.
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i territorit ka dhënë leje për godinën më 2016, gjë që konfirmohej edhe përmes një shkrese të IKMT-së në 2017.

Ndërhyrja e paligjshme u krye në orët e para të mëngjesit, pa asnjë njoftim apo komunikim nga institucionet.

Gjithashtu sulmi në ‘Prestige’, është cilësuar nga avokati Erion Kanxheri një procedurë arbitrare.