“Hakmarrje e egër primitive e Ramës ndaj mediave”, Berisha: Akt i shëmtuar i një njeriu të shfazuar, Prestige Resort me leje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e paligjshëm të qeverisë në “Prestige Resort”.

Berisha e ka cilësuar një akt hakmarrës nga Rama kundër medias së lirë.

“Unë gjithashtu dua të denoncoj me forcën më të madh, aktin kriminal, hakmarrjen primitive, të turpshme, antiligjore, antikushtetuese të Edi Rramës ndaj pronave të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, që është njëkohësisht pronar mediesh.

Ju garantoj që kjo që shihni aty, nuk ka asnjë lidhje tjetër,përveç hakmarrjen e egër dhe primitive të Edi Ramës, për qëndrimin që këto media kanë mbajtur në informacionin për qytetarët shqiptarë.

Unë kam këtu shkresën ku IKMT në vitin 2017, merr përgjigje se resorti po ndërtohet mbi bazën e një vendimi të Këshillit të Ministrave. Pra, ka leje dhe çdo gjë.

Ky akt i shëmtuar i një njeriu të sfazuar nga fakultetet mendore, i një njeriu që përfaqëson errësirën, arkaizmin më të thellë njerëzor në hakmarrje, është kjo që ndodh sot, në një ditë si kjo, që është një ditë e veçantë, se një burrështetas i një vendi të madh viziton vendin, ndërkohë që fadromat e një njeriu të verbër i futen një resorti ku PS ka zhvilluar dhjetëra e dhjetëra aktivitete elektorale”, deklaroi Berisha.