Qytetarë të shumtë kanë telefonuar dhe shkruar sot në “BalkanWeb” pas aksionit të paligjshëm të nisur në orën 7:00 të mëngjesit pa asnjë njoftim e paralajmërim. Ata e kanë cilësuar të turpshëm atë që po ndodh, duke kërkuar që vetë qytetarët të çohen ndaj këtij aksioni dhe kryeministrit Edi Rama.
“Mirëmëngjes sa turp, sa turp! Po ku është populli, pse nuk ngrihet të shkojë te resorti, ta mbrojmë sepse është edhe pjesë e jona, turp!
Po e shkatërrojnë popullin e pafajshëm, ata të resortit janë njerëz të shkëlqyer, turp për qeverinë turp.
Pse nuk shkon Edi Rama maskarai te banditët, po shkon te një njeri i pastër, turp!”, shkroi një qytetare nga Italia.
“E ka fajin dhe populli që nuk ngrihet për gjërat e padrejta, po fle populli jonë nuk është normal. Atje le të shkojnë të gjithë opozita. Opozita ku është?”, tha një tjetër.
Një pensionist ka telefonuar duke kërkuar që i gjithë aksioni të dokumentohet me dron, duke e quajtur të turpshëm.
Një tjetër qytetar ka shkruar duke bërë apel për reagim.
“Kjo që po ndodh është e turpshme! Nëse kjo i ndodh një biznesi dhe një medie, imagjinoni çfarë mund t’i ndodhë një qytetari të thjeshtë!!! Nuk e kuptoni se nesër ai do vijë në shtëpinë e gjithsecilit për të shkatërruar, siç ka shkatërruar qindra shtëpi”, tha qytetari.
Reagimet erdhën, teksa papritur policia mësyu në “Prestige Resort” pa asnjë njoftim dhe madje News24 doli jashtë programacionit duke ngjallur befasi te publiku që e ndjek.
Aksioni është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave News24, BalkanWeb dhe Panorama teksa po godet një nga bizneset më të suksesshëm, një simbol të bregdetit të Adriatikut të preferuar nga turistët dhe pushuesit gjatë gjithë vitit.