Zbardhet shkresa e kryeinspektores, Dallëndyshe Bici, ku verifikohet se hoteli ‘Prestige Resort’ është me leje.
Shkresa në fjalë që publikon BalkanWeb, mban firmën e Bicit, e cila është dhënë më 29 mars të vitit 2017, ndërsa sot në mënyrë kriminale, pa asnjë njoftim policia zbarkoi bashkë me fadroma të IKMT-së në ‘Prestige Resort’. Kjo leje është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit në vitin 2016-ën.
Si për ironi të fatit natyrshëm lind pyetja se çfarë ka ndodhur pas kaq vitesh, kur në krye të IKMT-së është sërish Dallëndyshe Bici?!