“Kemi bërë afishim në bashkinë e Kavajës”, si doli blof policia me justifikimin për ndërhyrjen e paligjshme dhe pa paralajmërim në “Prestige Resort”. Si qëndron e vërteta

Pa asnjë njoftim zyrtar ku drejtuesit e “Prestige Resort” të viheshin në dijeni për aksionin e paligjshëm përgjatë ditës së sotme, policia zbarkoi në hotel ku terrorizoi pushuesit dhe punonjësit duke i nxjerrë jashtë.

Ndonëse policia ka pohuar se dje ka bërë një njoftim për aksionin, duke e afishuar në Bashkisë së Kavajës, për të justifikuar kështu sulmin e paprecedentë sot, gazetarë të News24 shkuan në këtë institucion dhe verifikuan se nuk kishte asnjë dokument të tillë. Kjo nxjerr blof edhe versionin e policisë.

Kujtojmë se në fund të gushtit qeveria ndërmori një aksion të paligjshëm në “Prestige Resort” ku shembi një pishinë dhe pistën para hotelit, ndonëse të gjitha ishin ndërtime me leje.