Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Property”.
Vihet në pranga 1 shtetas që kanosi nipin e tij, për motive pronësie.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e të arrestuarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë.
57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.