Të shtënat me armë zjarri gjatë mbledhjes për Primaret, zbardhen identitetet e personave të përfshirë!

Një konflikt i ndodhur në mbledhjet e degë së Partisë Demokratike në Kurbin, ka përfunduar në të shtëna me armë.

Konflikti ka ndodhur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Konflikti ka nisur pasi 53-vjeçari Rica ishte mbështetës i një tjetër kandidati dhe gjatë debatit ka qëlluar me armë zjarri në korridor.

Menjëherë pas të shtënave me armë ai është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë policia në njoftimin zyrtar bën me dije se 53-vjeçari është shpallur në kërkim dhe se po vijon puna intensive për kapjen e tij.

REAGIMI  POLICISË:

Kurbin / Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, Policia shpall në kërkim shtetasin V. R.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se:

Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbjedhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi V. R., tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.